Në këto momente po zhvillon punimet Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit, që pritet të bëjë disa ndryshime në statut. Krahas së drejtës televizive që ka pësuar ndryshim thelbësor, ku federata propozon të bëhet pronare e vetme pa klubet, ndryshon dhe rregulli për pagat. Nëse deri këtë vit, klubet sanksionoheshin pas 3 muajve vonesa, tashmë penalitetet hyjnë në fuqi pas 30 ditësh, në rast se pagesat nuk jepen në kohë.