Celebrities Gossip

Mbretëresha Elizabeth nuk ishte aty, por Kate Middleton solli pak nga prezenca e saj!

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit dukej festive në të kuqe, teksa nderoi heronjtë në hije të Covid-19 gjatë një koncerti të veçantë të këngëve të Krishtlindjeve. Kate, e cila shoqërohej nga Princi Uilliam, veshi një pallto Catherine Walker teksa priste eventin “Together at Christmas at Westminster Abbey.”

Nëse do ta shikonit mjaftueshëm nga afër, duket se ajo nderoi Mbretëreshën, ajo kishte veshur një palë vathë të saj që dikur i përkisnin nënës së saj të dashur. Vathët e stilit Art Deco me skaj të safirit dhe diamantit janë tani pjesë e koleksionit privat të Mbretëreshës dhe iu dhanë Kate për t’i veshur për këtë ngjarje.

Bizhuteritë fillimisht i përkisnin Nënës Mbretëreshë, e cila i mbante ato në publik në disa raste, dhe vathët i kaluan Mbretëreshës pas vdekjes së saj në vitin 2002. Ngjarja mblodhi 1,200 njerëz që ndihmuan komunitetet e tyre gjatë pandemisë dhe do të shfaqet në ITV në prag të Krishtlindjeve. Pati një pjesëmarrje të madhe mbretërore me Sophie Wessex, Princesha Beatrice dhe bashkëshorti Edoardo Mapelli Mozzi, Princesha Eugenie dhe Zara dhe Mike Tindall gjithashtu të pranishëm.

Ndërsa në mbështetje të Kate, ishin prindërit e saj Carole dhe Mike, motra e saj Pippa, vëllai James dhe kunata e saj Alizee. Yjet e popit Leona Lewis dhe Ellie Goulding, heroi i futbollit të Anglisë, Jordan Henderson dhe komiku Jason Manford gjithashtu ishin prezentë.