Juventusi shkarkon trajnerin vetëm pak ditë pas fitimit të Kupës së Italisë. Klubi bardhezi ka njoftuar pak minuta më parë se trajneri Masimiliano Alegri nuk do të jetë më trajneri i tyre. Shkaqet për këtë gjë duket të jenë sjelljet jo etike të italianit pas ndeshjes me Atalantën, ku u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj arbitrit.
Pritet që skuadra në këtë fund të sezonit të drejtohet nga ish-futbollisti, Paulo Montero ndërsa për sezonin e ardhshëm drejtuesit po punojnë që të firmosin me Thiago Mottan.
“Juventusi komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të ekipit të parë të meshkujve Masimiliano Alegrin. Shkarkimi vjen si pasojë e disa sjelljeve të kryera gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, që klubi ka cilësuar si në mospërputhje me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të mbajë kush e përfaqëson.
Përmbyllet një periudhë bashkëpunimi e nisur në 2014, e rinisur në 2021 dhe e mbyllur pas tre sezoneve të fundit bashkë, me një finale të Kupës së Italisë. Klubi i uron Masimiliano Alegrit fat në projektet e tij në të ardhmen”, shkruhej në komunikatën e klubit italian.
Tashmë pritet emri i trajnerit që do të marrë drejtimin e bardhezinjve në dy javët e fundit, me Paolo Monteron i cili mund të gradohet përkohësisht nga drejtimi i ekipit U19. Sa i përket të ardhmes, prej kohësh flitet se Juventusi ka një akord me Tiago Motën, për t’i besuar këtij të fundit drejtimin e ekipit.