Incidente sporadike teksa tubimi i Opozitës u zhvendos para Ministrisë së Brendshme. Protestuesit u përpoqën të çanin kordonin e policisë për të hyrë në ambientet e brendshme të institucionit të drejtuar nga Ministri Fatmir Xhafajt. Largimi i këtij të fundit është një nga kërkesat e Opozitës dhe lajtmotiv i protestës së sotme. Ndërkaq në fjalimin e tij drejtuar protestuesve, kryedemokrati Lulzim Basha tha se largimi i qeverisë nga populli i bashkuar është e vetmja rrugë. Kryedemokrati theksoi se korrupsioni i lidhur me qeverinë është problemi që sot ka vendi.