Politikë

Mbyllet seanca plenare mes kaosit e tensioneve

Pas mesdite, u mbyll mes kaosit e tensioneve edhe seanca plenare e rradhës që pati fatin e mëparshmeve duke u ndërprerë disa herë. Me kërkesën për largimin e Fatmir Xhafajt, Kryedemokrati Basha bllokoi për 90 minuta foltoren dhe kërkoi praninë në sallë të Ministrit të Brendshëm e të Kryeministrit. Rama u shfaq në sallë, pas ndërprerjes së dytë të seancës e përpara se të ulej në vendin e tij, qëndroi pak çaste me Ministrin për Diasporën. Kjo shkaktoi reagimin e ish-kryeministrit Berisha, i cili iu drejtua me fjalët: “Mos u fshi pas Pandeliut!”. Ndërkaq në një tjetër zhvillim, njoftohet se në këto çaste, Ambasadori Amerikan, Donald Lu po takohet me Ministrin Xhafaj.