Sport

Më 21 Mars nuk duhet të humbisni episodin special të “Pasó” për Kombëtaren tonë që luan me Anglinë!

Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio. Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.

Por kemi rezervuar edhe surpriza sepse më datë 21 Mars, në ditën kur Kombëtarja jonë do të luajë përballë Anglisë në Top Albania Radio emisioni sportiv “Pasó” vjen me një episod special.