Aktualitet

Më 7 Shtator mblidhet Asamblea Kombëtare e PS-së

Kryesia e PS-së e mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve nën drejtimin e Kryeministrit Rama, zyrtarizoi datën 7 Shtator për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Gjithashtu u miratua grupi strategjik për zgjedhjet lokale, i drejtuar nga Blerina Gjylameti dhe i përbërë nga anëtarët Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Taulant Balla, Erion Veliaj e Gramoz Ruçi.

Në mbledhjen një orëshe të Kryesisë së PS-së nuk pati diskutime për ndryshime në kabinetin qeveritar. Taulant Balla konfirmoi se fokusi mbeten zgjedhjet vendore. I pyetur mbi ligjin e Magjistratëve të rinj, i cili kërkon shumicë të cilësuar për të kaluar në Kuvend, Balla tha se: “Maxhoranca është e gatshme për dialog me Opozitën”.