Celebrities

“Më binin të fikët nga të qarat në dush…”/ Rrëfimi tronditës mes lotësh i Xum Allushit!

Xum Allushi rrëfeu për herë të parë përballjen me sëmundjen e nënës. Stuhitë e jetës së ish-banorit të “Big Brother VIP” dhe komenti për banorët, çfarë ndjen vërtet për Eglin?! Ish-banori i tha të gjitha në “S’e Luan Topi”.

Mami prej gati 4 vjetësh po përballet me një gjendje të vështirë shëndetësore.

Në vitin 2021, ishte një nga kolpot më madhore në jetën time. E kemi pasur në gen, gjyshja ime ka vuajtur. E kapëm në kohë rekord, operuam mamin. E zbuluam rastësisht, mua nuk donin të ma tregonin. Kam një debulesë të madhe për të. E kam kaluar, më ka dobësuar, por më tregoi çfarë është forca për të përballuar stuhitë e jetës. Kur ma tha, m’u shemb bota. Nuk e kisha imagjinuar që do të vinte ky moment.

Pasi kreu operacionin e parë në 2021, mamit herën e fundit i mblodhi ujë në mushkëri. Nuk e dinim çfarë po na priste. Kur doli nga operimi, doktori na tha se mami ka gjendra tumoriale. Motra u shemb totalisht. Donim ta ngushëllonim veten tonë që kjo gjë nuk është e vërtetë. Kam bërë shumë lutje. Më binin të fikët nga të qarat në dush. Mamit nuk i bija në sy që po vuante nga ajo gjë, nuk ia kemi treguar.

Shyqyr është mirë, e kam në shtëpi, ndjek një mjekim të fortë.