Aktualitet

Me dy masa sigurie, arrestohet 28 vjeçari në Tiranë!

I dënuar me 1 vit e 6 muaj heqje lirie për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe me masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, arrestohet 28 vjeçari në Tiranë. Forcat e Komisariatit nr.1 e prangosën në kuadër të operacionit të koduar “Two”, në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1 operacioni policor i koduar “Two”. Kapet dhe ndalohet një 28-vjeçar, me 2 masa sigurie të vendosura nga Gjykata e Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e marrë falë inteligjencës policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Two” si rezultat i të cilit në rrugën “Ali Demi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi M.Zh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.