Ditën e sotme në ekranin e Top Channel, ka nisur Big Brother VIP Fan Club. Një rrugëtim me moderatore Kiara Titon dhe opinionistë Françeska Muratin dhe Arjan Konomin. Fokusi i vetëm do të jetë fenomeni i Big Brother VIP dhe gjithçka që ndodh.
Kiara vendosi që të ngacmojë pak opinionistin rreth një deklarate që ka bërë pak javë më parë në një intervistë, përsa i përket një statusi të tij në rrjetet sociale.
“Çfarë na bashkon këtu në shtëpinë e madhe të Top Channel?”, e pyeti Tito dhe Arjani u përgjigj duke thënë:
Kjo është shtëpia ime, më duket pak tani si ‘deja vu’ sepse kam mbi 20 vite që unë kam qenë këtu në Top Channel dhe jam shunë i lumtur që jam pjesë e këtij formati sepse unë ky është ai format ku unë nisa, është Big Brother-i ku unë u njoha me publikun dhe që ishte fillimi im në televizion. Ndaj është si një rikthim, pavarësisht se ne jemi në Fan Club. Kjo ishte për mua një gjë shumë e rëndësishme dhe një rikthim në kujtimet e vjetra.
Nëse kam një pakënaqësi dhe moskordancë mendimesh apo opinionesh jam shumë i hapur ndaj tyre. Unë nuk kam pasur asnjë konflikt dhe asnjë problem me Top Channel-in. Kam pasur marrëdhënie të mira dhe pas largimit tim pavarësisht se për një gjë të caktuar, për një status për sa i përket Big Brother-it, ajo gjë në njëfarë mënyre mua më penalizoi, por unë falenderova, takova njerëzit kam ardhur dhe i ftuar në emisionet e emisione të tjera. Një nga karakteristikat e mia si person është që nuk mbaj mëri, por ishte një gjë që mund të ndodhë dhe është normale unë jam i hapur ndaj kësaj.