BBV - Live nga shtëpia - NEWS Magazine

‘Me kë do jesh shokë kur të dalësh jashtë?’- Gerta: Me të gjithë, sa për Rozanën…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio… Në këtë pjesë të “BBV – Live nga shtëpia”  moderatorë janë pjesë Gjesti, Loredana, Gerta.

Gjesti- GertësMe kë do jesh shokë kur të dalësh jashtë?

GertaMe të gjithë ato që kanë qenë në divanin e kuq, njëherë po. Me ty do jem,  vetëm shpresoj mos të bëhesh mendjemadh….

Gjesti- Harroje këtë sen…

Gerta- Me Rozanën nuk kam patur shoqëri jashtë, nuk besoj se më përshtet në shoqëri dhe në tipin tim. Nëse do jemi të gjithë po, por veçmas se besoj. Ndoshta me Laertin edhe mundet, edhe pse më ka lënduar, nuk besoj se e ka ligësinë brenda vetes.

Loredana- Laerti mendon se e ka të shtirur këtë pjesën që i sheshon gjërat apo e ka të vërtetë. Sepse unë mendoj se Laerti e ka bërë me vetëdije që i sheshon gjërat që gjithmon të dilte ai Laerti i mirë….

Gerta- Po, ka luajtur me këtë pjesë, ka mbajtur marrdhënie të qeta, kur vinte puna në lojë nuk mbante atë qëndrim, u zhgjënjeva sepse gjithë kohës ai ka qenë një lojtar me Rozanën dhe historiku i BBV e ka treguar këtë. Loja e Rozanës është mbështetur tek lojtarët e tjerë. Laerti është një ‘Livia’.