BBV - Live nga shtëpia - NEWS Magazine

Kush shkon në finale mes Rozanës dhe Gertës? Aldo: Mendoj se më shumë ngjyra ka pasur…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…

Në programin e sotëm që moderohet nga Rozana Radi të ftuarit e parë  janë, Jozi, Aldo dhe Laerti.

Rozana- Aldo ke thënë emrin tim për ‘kokë më kokë’ mes mua dhe Gertës. Kush shkon në finale dhe pse?

Aldo- Mendoj që duke gjykuar lojën tënde dhe të Gertës, pavarësisht konflikteve që kemi pasur bashkë, mendoj se dhe historia e jetës tënde ishte prekëse. Duke kalkuluar shumë gjëra dhe lëvizjet e Gertës, mendoj që Gertës i ka rënë pak dinamizmi. Ti ke pasur më shumë ngjyra. (ALDO i drejtohet Rozanës)

Laerti- Dje është bërë votim anonim, se kush do ishte në finale diferenca e Rozanës dhe Gertës ishte me dy vota diferencë. 9 Rozana, 7 Gerta. Jozi, Gerta nuk të ndante nga Aldo, është frikë kjo? Pse nuk të ndante dot?

Jozi- Gerta e ka votën sikur e ka nga xhepi i vet për finale. Të jem i sinqertë i kam thënë Gertës që të shoh deri në çerekfianle. Ti nuk ke dinamika përveçse ke sulmu dhe e ke përdor këtë gjë. Prandaj i kam thënë je në çerekfinnale. Kam thënë emrin e Gertës për finale tip qoke. Pastaj ajo çohet dhe më thotë gjysmë për gjysmë me Aldon dhe nuk e thotë dot.

Laerti- Nga Joz Marku dhe Aldo Marku kuptojmë se Gerta është e pasinqertë dhe është si përralla e Lepurit dhe Breshkës, që në fillim lepuri vrapon pastaj ndalet e pushon.