Egli dhe Gjesti kanë pasur thuajse zero komunikim këto tre ditë pas komenteve të Xhenetës që u transmetuan në spektaklin e së martës.
Të dy ata kanë folur dhe sqaruar situatën që ka ndodhur mes tyre.
Gjesti ka shpjeguar se ka vendosur të hesht dhe nuk ka dashur të flasë për situatën, pasi mendon se ndonjëherë është më mirë të mos thuash asgjë.
Ai theksoi se nuk është përpjekur të zgjidhë gjërat me fjalë, pasi kishte thënë që nuk dëshironte të luante me Eglin.
Po ashtu, ai tregoi se ka një borxh të madh ndaj një femre që e ka mbajtur jo vetëm atë, por edhe shokët e tij.
E ka vlerësuar shumë për ndihmën që i ka dhënë gjatë kohës që kanë kaluar bashkë, dhe ka shpjeguar se letra që ka shkruar për të është vetëm një këngë, e cila i sjell kujtime të forta.
Përsa i përket deklaratës rreth Xhenetës, Gjesti shpjegoi se kurrë nuk ka pasur qëllim të hakmerrej ndaj saj duke përdorur Eglin.
Ai shtoi se asnjëherë nuk ka thënë se do të hakmerrej duke luajtur me Eglin, edhe pse kishte kaluar shumë gjëra me Xhenetën dhe ndjehej i tradhtuar, por ia ka kthyer në formatin e mëparshëm.
Ai falënderoi Eglin për fjalët e mira që ka thënë për të dhe kërkoi falje për lotët e saj.
Nga ana e saj, Egli ka theksuar se nuk e di se çfarë mund të bëjë dashurinë më të madhe, por ka theksuar se çdo individ është i ndryshëm.
Ajo ka thënë se nuk dëshiron të krahasohet me të kaluarën dhe se ajo ka kaluar një periudhë të gjatë të jetës së saj në një marrëdhënie që e ka ndihmuar të rritej.
Egli gjithashtu ka shtuar se ka preferuar të flasë përmes letrës dhe ka theksuar se ka dashur të shprehet për situatën që po kalon me Gjestin, pasi deri në atë moment nuk kishin komunikuar.