Aktualitet

Më në fund pak qëndrueshmëri pas motit të keq në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me alternime të herëpashershme kthjellimesh, me këto të fundit më të theksuara në veri e në qendër, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Në zonat e veriut e të qendrës ka reshje shiu të izoluara, të dobëta e afatshkurtra ndërsa në jug, të herëpashershme me intensitet të ulët dhe hera-herës deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Kjo për pjesën më të madhe të ditës. Në Alpe dhe në verilindje-lindje, në lartësinë mbi 800-900 metra bie dëborë me intensitet të ulët. Hera-herës, në Alpe ka edhe stuhi dëbore.

Era fryn me drejtim verilindje-juglindje dhe me shpejtësi mesatare 7 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare e në lugina pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/16
Re shi diell

Kukës
5/12
Re shi diell

Lezhë
8/14
Re shi diell

Dibër
4/11
Re shi diell

Durrës
7/15
Re shi diell

Tiranë
9/16
Re shi diell

Elbasan
5/16
Re shi diell

Berat
8/16
Re shi diell

Vlorë
10/16
Re shi diell

Korçë
4/11
Re shi diell

Gjirokastër
8/15
Re shi diell

Sarandë
9/16
Re shi diell