Një video e Rozana Radit ka shkaktuar shumë diskutime dhe aludime në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit. Në momentin që këngëtarja po futej në dhomën e dëshirave, u pa një person tjetër, çka ka çuar njerëzit të spekulonin mbi identitetin e tij dhe lidhjen që mund të kishte me Rozanën, duke sugjeruar se mund të ishte favorizuar nga produksioni.
Pas reagimeve të shumta, psikologia e formatit ka reaguar dhe ka sqaruar situatën, duke theksuar se personi në video ishte ajo vetë, duke i dhënë fund polemikave.
Ajo shtoi se është gjithmonë në dispozicion të banorëve të shfaqur në program, kurdo që kanë nevojë për mbështetje.
Ka shumë polemika dhe diskutime, por është në interesin tonë që të gjithë banorët të jenë mirë. Sa herë që dikush ka nevojë, jam atje, në çdo kohë, edhe në mesnatë, në varësi të situatës
– shpjegoi psikologia Jorida Rustemi.
Përfundimisht, ajo theksoi se nuk ka vend për aludime në lidhje me çdo video që qarkullon në internet, duke kërkuar kuptim dhe besim nga ana e publikut.