I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë stilisti Desi Doce. Ai ka folur më shumë mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të personazheve të njohur të ekranit. Cili është i veshuri më mirë dhe më keq sipas tij?
Si e komenton stilin e Ledionit në “Big Brother VIP”?
Ledioni është në më të mirën e vet momentalisht. Kjo i ka lejuar që ai të jetë pak më eksperimentues në veshje. Unë e kam përqafuar shumë stilin e Ledionit sepse është një karakter që çfarëdo që t’i veshësh do e mbrojë dhe do të ketë gjithmonë diçka për të thënë për atë që ka veshur. Unë mendoj që kjo është një pikë shumë e fortë e Ledionit, që ai e zotëron shumë mirë atë gjë që ka.
Kush insiston më shumë në përzgjedhjen e veshjeve?
Ai. Kjo sepse e njeh veten e tij shumë mirë. Unë i kam sugjeruar që të jetë pak më stil ‘casual’, pak më ‘slim fit’,sepse vjet ka guxuar edhe me stilin oversize. Mua më pëlqen më shumë në këto linjat që ka. Më kanë pëlqyer shumë xhaketat që ka me shumë printe. E shikoj që edhe në rrjet komentohet shumë, bëhen edhe ‘meme’. Unë mendoj që Ledioni i ka shumë qejf këto ngacmimet e vogla.
Pse nuk insiston që Arbri të guxojë pak më shumë?
Arbri pikën e fortë e ka tek këpucët. Nëse i shikon këpucët Arbrit, do të kuptosh që ka çdo herë një gjë ndryshe. Ka një prekje shumë special tek veshja. Është më shumë tek e zeza, e përqafon më shumë si ngjyrë.
Nga ana tjetër, Neda nuk ka asnjë veshje me dekolte. Pse kjo zgjedhje?
Përpiqemi ta përshtatemi dhe me formatin që është. Ka lidhje me Nedën më shumë se me formatin. Ne bëjmë një përshtatje me formatin, një hile e vogël që përdorim. Të martave jemi me diçka pak më butë, lozonjare, ndërsa tek e shtuna bëjmë diçka pak më shumë. Tek veshja e të shtunës do të ketë pak më shumë dekolte, një veshje të zezë. Na e ka lënë në dorë 100% por nuk kemi dashur të ketë dekolte të hapur. Duhet të kenë dhe një lloj besimi tek ne.