Këngëtarja Ronela Hajati së fundmi është duke shijuar pushimet në një resort luksoz në Turqi. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga pushimet e saj, por një prej fotove ka ngjallur menjëherë vëmendje dhe diskutime në rrjete sociale nga ndjekësit e vëmendshëm të këngëtares.
Në një InstaStory, Ronela ka postuar një foto ku shihet një mashkull në pishinë, ndërsa vetë ajo ka shkruar: “Pishinë me goxha pamje.” Postimi i saj ka ngjallur menjëherë spekulime në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe djalit në foto. Ronela megjithatë nuk ka reaguar më tej për ta pohuar ose mohuar si lajm.
