Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2025.
Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2025, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas.
Një mesazh nga ardhur nga artisti La Fazani për Top Albania Radio, i cili uron me gjithë dashamirësi të gjithë shqiptarët:
Përshëndetje nga Prishtina, unë jam La Fazani, Arbër Salihu. Ju dëshiroj të gjithë dëgjuesve të Top Albania Radios një Vit të Ri të begatë, me sa më shumë dashuri, me sa më shumë mirëkuptim me njëri-tjetrin dhe paqe e mirësi për të gjithë racën njerëzore! Ju përqafoj shumë dhe shumë, shumë, shumë dashuri nga Kosova!