Tech

Më shumë se 3.5 milionë njësi të shitura në 4 ditë, Nintendo thyen rekord me Switch 2!

Kompania japoneze Nintendo ka shënuar debutimin më të suksesshëm në historinë e saj me lançimin e Switch 2, duke shitur mbi 3.5 milionë njësi që nga data 5 qershor. Konsola e re vjen me ekran më të madh dhe më reagues, kontrollues magnetikë dhe performancë më të fuqishme grafike e përpunuese. Risi e kësaj pajisjeje është funksioni GameChat, që lejon video apo audio thirrje dhe ndarjen e ekranit gjatë lojës.

Një pjesë e pakove përfshin edhe lojën shumë të pritur Mario Kart World. Megjithëse me kërkesë të lartë, pajisja është e vështirë për t’u gjetur në disa vende, ku furnizimet mbarojnë brenda minutash. Digital Foundry publikoi informacione rreth specifikimeve të konzolës më të re të Nintendo-s. Faqja zyrtare, të cilën Nintendo e ka krijuar për konzolën Switch 2, nuk ofron shumë detaje teknike dhe informacione rreth harduerit të pajisjes. Megjithatë, Digital Foundry ka vendosur të gërmojë më thellë dhe ka publikuar një raport si dhe një video, ku paraqet detaje rreth karakteristikave të konzolës Switch 2 që ata kanë mundur të konfirmojnë.

Switch 2 përdor arkitekturën CPU 8x ARM Cortex A78C, me frekuenca pune të CPU-së prej 998 MHz (në modalitetin e lidhur), 1101 MHz (në modalitetin portativ) dhe maksimumi 1.7 GHz. Konzola përdor arkitekturën GPU Ampere, me 1536 bërthama CUDA. Frekuencat e punës së GPU-së janë 1007 MHz (në modalitetin e lidhur), 561 MHz (në modalitetin portativ) dhe maksimumi 1.4 GHz.

Memoria është 128-bit LPDDR5, me shpejtësi prej 102 GB/s (në modalitetin e lidhur) dhe 68 GB/s (në modalitetin portativ). Kapaciteti total i memories është 12 GB, nga të cilat 3 GB janë të rezervuara për sistemin, ndërsa 9 GB janë të disponueshme për lojëra. Disa faqe interneti që ofronin Nintendo Switch 2 në shitje paraprake u rrëzuan nga ngarkesa e madhe e fansave që dëshironin të porosisnin konzolën e re të Nintendos. Shitja paraprake e Nintendo Switch 2 ka nisur zyrtarisht në Amerikën e Veriut.