Celebrities Gossip

Me siguri jeni të gjithë kuriozë të dini se çfarë arome mbajnë VIP-at, ne po ju zbulojmë atë të Kate Middleton!

Së fundmi, në një takim që Dukesha e Kembrixh-it realizoi pak ditë më parë u zbulua se ajo mbante aromë qitroje e limoni. Po, po e lexuat mirë! Mos vallë kjo është arsyeja që qëndron pas humorit të mirë që Dukesha ka gjithmonë?

Emma South, Eksperte e Aromave dhe Stilit të jetesës, tregon se një aromë e ndezur agrumesh ka fuqi të veçanta dhe se në përgjithësi aromat lidhen me humorin tonë. Ajo shpjegon se:

Është e vërtetë që aromat tona lidhen me humorin dhe kujtimet tona, por çfarë mund të jetë një aromë që jep humor të mirë për një person mund të jetë krejtësisht e ndryshme për një tjetër. Por në mënyrë universale, agrumet njihen në aspektin e aromaterapisë; për fuqitë që kjo aromë ka në të ndjerit mirë, energjikë dhe optimist.

Ndërkaq së fundmi lart e poshtë po thuhet se Kate ka luftuar shumë me vetëbesimin e saj pasi iu bashkua Kolegjit të Melburnit në adoleshencë. Duket se ajo kishte një tip më ndryshe në veshje e karakter, gjë që e bënin shpeshherë objekt bisede Dukeshën në nxënësit e tjerë të klasës.

Ndërkaq, ajo dhe bashkëshorti i saj, Princi William thuhet se po mendojnë të lëvizin për të qenë më afër mbretëreshës Elizabeth II. Ata aktualisht jetojnë me fëmijët e tyre, Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte, midis Pallatit Kensington në Londër dhe Anmer Hall në Norfolk. Një burim pranë familjes mbretërore tha se familja po vizitonte pronën, përfshirë Fort Belvedere, e vendosur në skajin jugor të Parkut Greater Windsor. 

Ndërkohë, një burim për mediat e huaja raporton se Kate Middleton dhe kunata e saj, Meghan Markle kanë lënë pas dramën në familje dhe kanë një përmirësim të dukshëm në marrëdhënien e tyre. Duket se ato janë më pranë se kurrë dhe po punojnë shumë për të arritur balancat në raportin e tyre.