Gossip Showbiz

Princi William dhe Kate Middleton duan të shpërngulen dhe ja se ku…

Princi William dhe dukesha Kate Middleton thuhet se po mendojnë të lëvizin për të qenë më afër mbretëreshës Elizabeth II. Ata aktualisht jetojnë me fëmijët e tyre, princin George dhe princin Louis dhe princeshën Charlotte, midis Pallatit Kensington në Londër dhe Anmer Hall në Norfolk.

Një burim pranë familjes mbretërore tha se familja po vizitonte pronën, përfshirë Fort Belvedere, e vendosur në skajin jugor të Parkut Greater Windsor. Ata u shprehën për “DailyMail” se:

Anmer Hall kishte kuptim në kohë kur William ishte pilot helikopteri dhe ishte e dobishme për Krishtlindje në Sandringham, por në fakt ai nuk e bën më këtë. Vendndodhja është shumë larg për fundjavat, kështu që Windsor është kompromisi i përsosur. Ata po kërkojnë mundësi në zonë tani.

Kohët e fundit është thënë se mbretëresha Elizabeth II po planifikon të transferohet përgjithmonë në Windsor.

Rikujtojmë se, raportet në familjen mbretërore të Sussex-it janë vënë shpeshherë në diskutim, ndërkohë që është përfolur se largimi i Harry dhe Meghan nga pallati mbretëror i ka shtuar edhe më tepër tensionet. Ndërkohë, kujtojmë se prej kohësh çifti nuk takohet me Mbretëreshën Elizabeth dhe raporti i tyre është tepër i ndërlikuar.

Ndërkohë, një burim për mediat e huaja raporton se Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë lënë pas dramën në familje dhe kanë një përmirësim të dukshëm në marrëdhënien e tyre. Duket se ato janë më pranë se kurrë dhe po punojnë shumë për të arritur balancat në raportin e tyre.

Jo vetëm kaq, por duket se ato po mendojnë dhe për një projekt të tyrin së bashku për platformën Netflix. Burimet pranë tyre kanë bërë të ditur se Meghan Markle ka kontaktuar me kunatën e saj, Kate, për t’i bërë asaj një ofertë.