Film & Tv

Me titull të pazakontë, seriali i ri i Netflix që tashmë ka bërë për vete kritikët!

Seriali “Apple Cider Vinegar” me titullin e tij të pazakontë të cilin Forbes e quan të çuditshëm (uthulla e mollës), fitoi vlerësimin e kritikëve me një histori të bazuar në një rast të vërtetë nga Australia. Në serial luan Kaitlyn Dever, të cilën një kritik i Forbes e quan një nga aktoret më të nënvlerësuara në treg. Dever luan në serialin “Apple Cider Vinegar” së bashku me Alycia Debnam-Carey nga “The 100” dhe “Fear the Walking Dead” dhe seriali gjithashtu përfshin aktoren Aisha Dee nga “The Bold Type”.

“Apple Cider Vinegar” është një serial me titull të çuditshëm që po merr vlerësime të mira dhe aktualisht ka një vlerësim prej 82 për qind në Rotten Tomatoes nga kritikët. Forbes gjithashtu thekson se Dever po tërheq veçanërisht vëmendjen dhe ka marrë shumë vlerësime për rolin e saj në serial. Seriali bazohet në një histori të vërtetë. Përshkrimi i skenarit të serialit thotë: “Ka kaluar një dekadë që kur u zbulua se sipërmarrësja australiane e shëndetit Belle Gibson e cila u paraqit në Instagram me kancer në tru dhe një obsesion pas ushqimit në të vërtetë nuk kishte një tumor malinj të trurit. Në vitin 2017, Gibson u dënua për mashtrim dhe gjobë prej 40 dollarësh në Australi.”

Dever luan personazhin Gibson dhe historia bazohet në një libër për të gjithë çështjen, “The Woman Who Fooled the World: The True Story of Fake Health Guru Belle Gibson”, shkruar nga gazetarët Beau Donelly dhe Nick Toscano. Pika qendrore e tregimit ishte se Gibson tha se ajo po trajtonte kancerin e saj inekzistent me vakte të shëndetshme dhe ilaçe alternative (një zgjidhje është uthulla e mollës) që çoi në ndërtimin e një perandorie.