Celebrities Gossip Showbiz

Megan Fox e bindur për të vazhduar përpara me jetën e saj, nuk dëshiron asnjë kontakt me ish-in Machine Gun Kelly!

Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me Machine Gun Kelly. Aktorja zbuloi në nëntor 2024 se ishte shtatzënë, por jo shumë kohë më pas, ajo dhe reperi u ndanë, me njerëzit e afërt të tyre që zbuluan se muzikanti e kishte tradhtuar. Që atëherë, ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa u zhvendos në shtëpinë fqinje me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, për të parë tre fëmijët e tjerë.

Një mik i ngushtë i ish-çiftit që foli për TMZ, tha se nuk kanë asnjë komunikim, ndërsa theksoi se “Megan Fox nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të”. “Të gjithë rreth saj janë të lumtur që ajo u nda me të. Ata e ndjejnë se më në fund ajo ka ardhur në vete duke e shkëputur atë nga jeta e saj”-tha një mik i aktores.

Një burim i afërt me çiftin tha se: “Ai e ka kontaktuar sepse e do shumë. Nuk kishte asnjë pabesi nga ana e tij. Ai nuk dëshiron asgjë më shumë se të paktën të rrisin këtë fëmijë së bashku.” Menjëherë pas publikimit të lajmeve mes Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, thashethemet për një romancë mes aktores dhe yllit të “Subservience”, Michele Morone, filluan të qarkullojnë. Por aktori italian bëri me shpejtësi një deklaratë publike duke mohuar raportimet e ndryshme. “Çdo akuzë përtej një miqësie pune janë thjesht të pavërteta”-tha ai për E!. “Ata xhiruan një film së bashku një vit më parë. Michele aktualisht është në Itali për të filmuar një tjetër projekt”.