Gossip

Megi Pojani shumë shpejt teze? Cila prej motrave Pojani është në pritje të ëmbël?

Ina Pojani, e njohur për postimet e saj plot stil dhe humor në rrjetet sociale, ka emocionuar ndjekësit me një lajm të gëzueshëm. Ajo ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Ina shfaqet e lumtur teksa tregon barkun e rrumbullakosur, duke e shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër, por domethënës:

Një bebe e vogël Prilli po vjen

Me këtë postim, ajo konfirmoi pritjen e ëmbël dhe ndau emocionet e para të kësaj periudhe të veçantë me fansat e saj.

Edhe pse shpesh ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë, Ina Pojani është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, në fillim të tetorit, ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj në një ceremoni intime, larg syrit të publikut. Tashmë, çifti po përjeton një kapitull të ri e të bukur në jetën e tyre.