Gossip

Mel Gibson dhe Rosalind Ross ndahen pas 9 vitesh?

Mel Gibson dhe partnerja e tij prej nëntë vitesh, Rosalind Ross, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmi është konfirmuar nga vetë çifti për revistën PEOPLE, përmes një deklarate të përbashkët, ku theksojnë se ndarja vjen me dhimbje, por edhe me mirënjohje.

Edhe pse është e trishtueshme të mbyllim këtë kapitull të jetës sonë, ne jemi të bekuar me një djalë të mrekullueshëm dhe do të vazhdojmë të jemi prindërit më të mirë të mundshëm për të

-thuhet në deklaratë.

Gibson dhe Ross u njohën në vitin 2014 përmes miqve të përbashkët dhe shumë shpejt nisën një lidhje romantike.

Në vitin 2017 ata u bënë prindër të djalit të tyre, Lars, lindja e të cilit përkoi me një moment kulmor në karrierën e aktorit, vetëm pak ditë para se ai të nominohej për Oscar si regjisori më i mirë për filmin Hacksaw Ridge.

Në atë kohë, Gibson e përshkroi momentin si një nga më emocionuesit e jetës së tij, duke thënë se asgjë nuk e tejkalonte ndjesinë e mbajtjes në krahë të djalit të porsalindur ndërsa dëgjonte lajmin për nominimin.

Mel Gibson është baba i nëntë fëmijëve në total. Ai ka një vajzë dhe gjashtë djem me ish-bashkëshorten Robyn Moore, si dhe një vajzë 16-vjeçare, Lucia, nga lidhja e mëparshme me Oksana Grigorieva.

Ndarja e çiftit vjen pas një periudhe të vështirë për familjen, pasi në janar 2025 ata humbën shtëpinë e tyre në Malibu gjatë zjarreve shkatërruese në Los Angeles. Fatmirësisht, familja dhe kafshët e tyre u evakuuan pa probleme.

Ndërkohë, Mel Gibson vazhdon angazhimet profesionale dhe aktualisht po punon në filmin “Ngjallja e Krishtit”, vazhdimi i shumëpritur i filmit të famshëm “Pasioni i Krishtit”.