Gossip Showbiz

U pyet se çfarë i kërkoi Babagjyshit për 2026, ja si përgjigjet Melania Trump!

Zonja e Parë e Amerikës Melania Trump, ka zbuluar se çfarë i ka kërkuar Babagjyshit për vitin 2026. Në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Melania iu përgjigj një vogëlusheje duke thënë:

Është një pyetje shumë e bukur. Babagjyshit i kërkova paqe në botë, shëndet, dashuri dhe mirësi.

Melania Trump ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e saj, këtë herë në botën e filmit. Ish-Zonja e Parë e SHBA-së ka themeluar kompaninë e saj të prodhimit kinematografik, me emrin Muse Films, e cila pritet të publikojë shumë shpejt projektin e parë: një dokumentar të titulluar “Melania”.

Lajmin e bëri publik vetë Melania, përmes një postimi në X, ku ndau edhe një trailer të shkurtër prezantues. Emri “Muse” ka edhe një simbolikë personale, pasi ishte pikërisht ky emërkodi që Shërbimi Sekret i përdorte për të gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump. Dokumentari do të drejtohet nga regjisori Brett Ratner dhe do t’u ofrojë shikuesve një vështrim ekskluziv pas kuintave në jetën e Melania Trump gjatë javëve para inaugurimit presidencial të vitit 2025. Filmi ndjek Melanian teksa përgatitet të rikthehet në jetën publike për herë të dytë, së bashku me familjen, duke u përballur me sfidat dhe dramat e përditshme që sjell kjo pozitë.