Celebrities Gossip

Melania Trump nis kapitullin e ri në Hollywood?! Hap kompaninë e saj të filmave dhe sjell dokumentarin “Melania”?

Melania Trump ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e saj, këtë herë në botën e filmit. Ish-Zonja e Parë e SHBA-së ka themeluar kompaninë e saj të prodhimit kinematografik, me emrin Muse Films, e cila pritet të publikojë shumë shpejt projektin e parë: një dokumentar të titulluar “Melania”.

Lajmin e bëri publik vetë Melania, përmes një postimi në X, ku ndau edhe një trailer të shkurtër prezantues.

Emri “Muse” ka edhe një simbolikë personale, pasi ishte pikërisht ky emërkodi që Shërbimi Sekret i përdorte për të gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump.

Dokumentari do të drejtohet nga regjisori Brett Ratner dhe do t’u ofrojë shikuesve një vështrim ekskluziv pas kuintave në jetën e Melania Trump gjatë javëve para inaugurimit presidencial të vitit 2025.

Filmi ndjek Melanian teksa përgatitet të rikthehet në jetën publike për herë të dytë, së bashku me familjen, duke u përballur me sfidat dhe dramat e përditshme që sjell kjo pozitë.

Në dokumentar do të shfaqet natyrisht edhe Donald Trump, si dhe djali i tyre, Barron, në disa momente të veçanta.

Dokumentari “Melania” pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 30 janar, përpara se të publikohet ekskluzivisht në platformën Amazon Prime Video.