Politikë

Meta: KLGJ dhe Prokuroria të hetojnë vendimin për Dajtin

Presidenti i Republikës kërkoi angazhimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë për të hetuar vendimin që i anulon dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit. Ilir Meta e komentoi shkurt çështjen: “Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, zoti Soreca, që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë”, tha Meta duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për uljen e dënimit ndaj Dajtit.” ishte  presidenti Meta