Presidenti i Republikës, Ilir Meta është sot në Kishën e Shna Ndout në Laç, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e një prej 13 të martave, që kulmon më 12 Qershor. Pelegrinazhi i besimtarëve nisi më 20 Mars, për të përfunduar pas dy javësh, me mijëra persona që vizitojnë vendin e shenjtë. Gjithashtu, Kryetari i Shtetit dekoroi Kardinalin Dom Ernest Troshani, në 90-vjetorin e lindjes së Kardinalit Shqiptar.