Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me të cilin u diskutua rëndësia e integrimit evropian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit. Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin, zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.