Lajmet e fundit

Meta sfidon telefonat: A po vjen pajisja që do t’i zëvendësojë?

Mark Zuckerberg, CEO i Meta, ka paraqitur një vizion të ri për të ardhmen e teknologjisë personale, ku telefonat celularë mund të humbasin rëndësinë që kanë sot. Në një prezantim të mbajtur gjatë eventit Meta Connect 2024, ai prezantoi pajisjen më të fundit të kompanisë – syzet holografike Meta Quest 3S – të cilat sipas tij përfaqësojnë hapin e ardhshëm në ndërveprimin dixhital.

Këto syze të realitetit të shtuar, me një çmim fillestar prej 299.99 dollarësh, ofrojnë një mënyrë të re të ndërveprimit me përmbajtjen dixhitale, duke mundësuar lidhje të drejtpërdrejtë me internetin dhe mbivendosje të elementëve virtualë në botën reale. Krahasuar me telefonat inteligjentë, që kërkojnë vëmendje të vazhdueshme ndaj ekranit, kjo pajisje u jep përdoruesve mundësinë të qëndrojnë të angazhuar në mjedisin përreth duke aksesuar informacionin në mënyrë më natyrale dhe gjithëpërfshirëse.

Syzet Meta Quest 3S synojnë të reduktojnë varësinë nga pajisjet tradicionale dhe të sjellin një përvojë të avancuar teknologjike që integrohet më mirë me jetën reale. Zuckerberg ka sinjalizuar se brenda dekadës së ardhshme, këto lloj pajisjesh mund të bëhen mjeti kryesor për komunikim dhe ndërveprim, duke zëvendësuar gradualisht telefonat celularë.