Kompania Huawei ka prezantuar një laptop të ri super të hollë, trashësia e të cilit është e krahasueshme me shumë smartfonë. Bëhet fjalë për modelin MateBook Fold, i cili ka një ekran OLED me trashësi prej 7.3 mm kur është i hapur dhe 14.9 mm kur është i mbyllur. Për krahasim, laptopi Lenovo ThinkPad X1 Fold ka një trashësi prej 8.6 mm kur është i hapur dhe 17.4 mm kur është i mbyllur. Megjithatë, ndryshe nga ky model, MateBook Fold për momentin është i disponueshëm vetëm në Kinë me një çmim rreth 3300 dollarë.
MateBook Fold përdor një ekran 18 inç, i cili paloset në një kënd prej 90 gradësh, duke formuar një ekran të sipërm prej 13 inç, që imiton një laptop tradicional por me tastierë digjitale në vend të asaj fizike. Pajisja peshon vetëm 1.16 kilogramë, përdor ekran OLED me rezolucion 3.3K (3.296 x 2.472 pikselë) dhe arrin ndriçim maksimal deri në 1.600 nits. Laptopi vjen me deri në 32 GB RAM dhe 2 TB memorie të brendshme.
Me këtë laptop ka debutuar edhe sistemi operativ HarmonyOS 5 i Huawei-t për PC. Huawei fillimisht e kishte lançuar HarmonyOS për Android, por më pas e solli sistemin operativ edhe në kompjuterë, pasi humbi qasjen në Microsoft Windows në muajin mars, për shkak të sanksioneve amerikane. Ky sistem operativ është i disponueshëm edhe në modelin e ri MateBook Pro.
Kompania kineze Huawei ka prezantuar gjithashtu laptopin e saj të parë me sistemin operativ të vet, HMOS (Harmony OS), i cili pritet të zëvendësojë së shpejti Windows-in në të gjitha pajisjet e kompanisë, si kompjuterë, tabletë, telefona dhe orë të mençura. Aktualisht, shumica e laptopëve Huawei në treg përdorin Windows-in, megjithëse disa modele ofrojnë edhe mundësinë e përdorimit të Linux-it me kod të hapur. Sistemi operativ i laptopit të ri është plotësisht i pavarur nga Android-i i Google-it dhe ka kufizime të rrepta për funksionet si fotografimi i ekranit.