Michelle Keegan po shijon jo vetëm rolin e saj të ri si nënë, por edhe një sukses të jashtëzakonshëm financiar.
Aktorja 38-vjeçare, e cila në mars mirëpriti vajzën e saj të parë, Palma, ka arritur të shtojë mbi 520,500 euro në pasurinë e saj vetëm në tre muajt e fundit, sipas të dhënave të reja nga “Companies House”.
Kompania e saj, “Rosia Promotions”, vlerësohet tashmë në rreth 4.76 milionë euro, duke përfshirë më shumë se 4.1 milionë euro para të gatshme dhe rreth 720,200 euro në pronë.
Përveç kësaj, Keegan ka firmosur një kontratë të re fitimprurëse reklame me vlerë mbi 118,000 euro, duke xhiruar spote përkrah Idris Elba për “Sky”.
Ylli i serialeve të suksesshme si “Our Girl”, “Brassic”, “Ten Pound Poms” dhe “Fool Me Once” në Netflix — ky i fundit me mbi 100 milionë shikime globalisht — vazhdon të konsolidojë profilin e saj në botën e televizionit.
Së bashku me bashkëshortin Mark Wright, Michelle ka një pasuri të përbashkët të vlerësuar në rreth 23.6 milionë euro.
Mark ka ndërtuar portofolin e tij kryesisht përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, përmes “Chigwell Properties Ltd”, që përfshin pesë prona me qira me vlerë rreth 7.67 milionë euro, si dhe shtëpinë luksoze familjare në Epping Forest që kap vlerën e 4.13 milionë euro.
Emri i vajzës së tyre, Palma, thuhet se është frymëzuar nga dashuria e çiftit për Mallorcën, ku kanë kaluar shumë pushime dhe ku realizuan setin fotografik të shtatzënisë.
Vajza erdhi në jetë më 6 mars, dhe lajmi u bë publik një javë më pas në rrjetet sociale.