Pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe kurioziteti nga fansat, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë zbuluar më në fund emrin që i kanë vendosur vajzës së tyre të porsalindur.
Ndërsa shumë mendonin se çifti do të zgjidhte një emër si “Celestial Seed”, surpriza erdhi me një emër po aq i veçantë, por krejt i ndryshëm nga pritshmëritë.
Në një video të ndarë në rrjetet sociale, ku reperi shihet duke luajtur me të bijën, ai ka zbuluar emrin e saj të plotë duke e shoqëruar me një ikonë zemre.
Përkrah pamjeve të ëmbla, Machine Gun Kelly ka shkruar:
Faleminderit për dhuratën më të bukur
-duke i drejtuar një dedikim të veçantë Megan Fox-it.
Emri i vogëlushes, Saga Blade Fox-Baker, është një kombinim i veçantë që bashkon ndjeshmërinë poetike me forcën, dhe menjëherë ka ngjallur reagime dhe admirime nga ndjekësit në rrjetet sociale.