Milan kthehet në Europë dhe do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Europa League 2018/2019. Ky është vendimi që ka marrë sot gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë të Zvicrës. Fillimisht Komisioni i disiplinës në UEFA përjashtoi italianët me dy vite jashtë kupave të Europës për shkak të shkeljes së rregullave të fair-play financiar. Por sot, CAS-i ka anuluar vendimin e UEFA-s në lidhje me përjashtimin nga Kupat e Evropës.