Miley Cyrus ka reflektuar mbi të ardhmen e saj artistike në një intervistë për “CR Fashion Book”, ku tregoi se ka menduar shpesh se si mund të duket rruga e saj në vitet që vijnë.
Këngëtarja foli edhe për bashkëpunimin me Pamela Anderson, e cila e ka vlerësuar për faktin se gjithmonë ka qëndruar në krye.
Duke i bërë gjërat sipas mënyrës sime, përmes një procesi unik, unë gjithmonë ridizajnoj, rishqyrtoj
-tha Cyrus, duke e përshkruar karrierën e saj si një udhëtim të pandalshëm të vetë-rikrijimit.
Artistja zbuloi se vendimin për të ndjekur një karrierë muzikore e kishte marrë që në moshën 11-vjeçare dhe që prej asaj kohe nuk e ka vënë kurrë në dyshim.
Nuk kam frikë nga dita kur nuk dua më të vazhdoj. Mund të vijë një kohë kur nuk do të jem më e interesuar për të gjitha këto, por kjo është në rregull
Vetëm disa ditë më parë, Cyrus publikoi versionin e zgjeruar të albumit të saj “Something Beautiful Deluxe”, ku përfshihet edhe kënga “Secrets”, të cilën ajo ia dedikoi babait të saj, Billy Ray Cyrus.
Kjo këngë është shkruar për dikë me të cilin humba kontaktin për një kohë, por që gjithmonë e kam dashur. Nga përvoja ime, falja dhe liria janë të njëjta. Kjo këngë është për babanë tim