Miley Cyrus ka ndarë së fundmi një episod të pazakontë dhe argëtues nga koha kur xhironte serialin e famshëm “Hannah Montana”, ku luante përkrah babait të saj, Billy Ray Cyrus.
Gjatë një interviste në podkastin “Sorry We’re Cyrus”, të drejtuar nga nëna e saj, Tish Cyrus, dhe motra e saj, Brandi Cyrus, këngëtarja 32-vjeçare u pyet për një kujtim që e bën ende të qeshë.
Pa u menduar gjatë, Miley tha:
Babi pinte marijuanë dhe të gjithë mendonin se isha unë fajtore për këtë.
Miley dhe Billy Ray u bënë të njohur si dyshe baba-bijë në sitcom-in adoleshent “Hannah Montana”, i cili u transmetua në Disney Channel nga viti 2006 deri në 2011.
Ndërsa Miley e përshkroi këtë situatë si një moment komik nga e kaluara, Tish Cyrus e kujtoi ndryshe.
Ajo tregoi se shpesh merrte telefonata që e informonin për zakonet e Billy Ray, por refuzonte t’i besonte ato.
Thoja gjithmonë: ‘Absolutisht jo, ai nuk do ta bënte kurrë këtë’
-u shpreh Tish, e cila i dha fund martesës me Billy Ray në vitin 2022 pas 28 vitesh bashkë.
Ky rrëfim i sinqertë nga Miley hodhi dritë mbi prapaskenat e sheshxhirimeve, duke sjellë buzëqeshje tek fansat e saj.