Gossip Showbiz

Miley Cyrus rrëfen periudhën e errët: “Maskoja blerjet e drogës si…”

Miley Cyrus ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe tronditës për një periudhë të vështirë të jetës së saj, duke zbuluar se përdorte mashtrime për të fshehur shpenzimet për drogë nga kontabilistja e saj.

Në një episod të fundit të podcast-it “Every Single Album” nga “The Ringer”, këngëtarja 32-vjeçare u ndal tek gjendja e saj mendore gjatë publikimit të albumit “Miley Cyrus & Her Dead Petz” në vitin 2015. Gjatë asaj kohe, siç tha vetë ajo, jeta e saj ishte larg ekuilibrit.

Shpenzimi më i madh ishin drogat, por për t’i fshehur nga kontabilistja ime, i quanim ‘rroba vintage’

-tregoi Miley me një dozë ironie.

Ajo kujtoi gjithashtu një episod kur kontabilistja i kërkonte llogari për një “bluzë origjinale të John Lennon” që thuhej se kushtonte 15 mijë dollarë.

Më pyeste: ‘Ku është ajo bluza?’ dhe unë i thosha: ‘Është lart, po e ruaj sepse është shumë delikate’

Këngëtarja pranoi se sot është në një vend krejtësisht tjetër në jetën e saj dhe e vlerëson rrugën që ka bërë.

Isha në një gjendje të errët atëherë, por tani e shoh atë periudhë me sy ndryshe. Jam mirënjohëse që ia dola

Rrëfimi i Miley-t hedh dritë mbi sfidat personale që fshihen pas suksesit të saj publik dhe tregon transformimin e saj si artiste dhe si individ.