Në një intervistë për Joe Rogan, ylli i muzikës, Miley Cyrus kujtoi edhe një herë divorcin e saj të vështirë nga aktori hollivudian Liam Hemsworth.
“Të divorcoheshe publikisht ishte si një lojë e frikshme mendore nga e cila nuk mund të dilje pa dëme. Ka ndikuar kaq shumë tek unë dhe media më ka shkatërruar e më ka portretizuar si një njeri i keq” -tha 27-vjeçarja.
Miley shtoi se pas finalizimit të divorcit ka qëndruar gati 1 vit single dhe ishte një ndër vendimet më të mira që ka marrë deri tani.