Aktualitet

Ministeriali i NATO-s, Sheqerinska falënderon Shqipërinë për ratifikimin e protokollit

Shqipëria ishte pjesë e Ministerialit dyditor të NATO-s, të zhvilluar dje dhe sot në Bruksel, sigurisht e përfaqësuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Për herë të parë në këtë ministerial mori pjesë edhe homologia e saj nga Maqedonia e Veriut, Radmilla Sheqerinska. Kjo e fundit falënderoi Shqipërinë për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të vendit të saj në aleancën e Atlantikut të Veriut. Në këtë takim u diskutua edhe situata e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.