Pak momente më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi vdekjen e 5-të nga Covid-19, bëhet fjalë 61-vjeçarin nga Tirana i cili u bë e ditur se humbi jetën mëngjesin e ditës së sotme.
Sipas MSH ai nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër përveç obezitetit. Mirëpo, një lajm i mirë vjen sërish pasi duket se ka ende shpresë për të. Ministria e Shëndetësisë ndryshoi njoftimin duke thënë se qytatari i prekur nga Koronavirusi i ri ka pësuar vdekje klinike.
Ai po mbahet në terapi intensive megjithëse gjendja e tij shëndetësore shfaqet e rëndë.