Armir Shahini ka dhuruar një nga momentet më prekëse në “Big Brother Radio”, format i realizuar brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Gjatë intervistës me Juelën dhe Rogert Sterkaj, ai u ndal te një pyetje shumë personale: çfarë mesazhi do t’i dërgonte bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Me emocione të dukshme, Armiri shprehu mirënjohjen dhe dashurinë e tij të thellë për familjen, duke i cilësuar si forcën më të madhe që e shtyn përpara në këtë eksperiencë.
Faleminderit shumë që më dhatë këtë mundësi… ti më kupton më mirë se gjithë të tjerët, sepse je vetë prind
-u shpreh ai, duke iu drejtuar moderatorit.
Më pas, ai ndau një mesazh të ndjerë për bashkëshorten dhe vajzën, i do shumë dhe janë motivi kryesor pse ai vazhdon rrugëtimin në “Big Brother”.
Kam shumë nevojë për to, jetoj me to dhe mezi pres t’i takoj
-tha ai, duke emocionuar jo pak publikun.
Kujtojmë se Armiri ka një vajzë me partneren e tij me origjinë gjermane, ndërsa ky rrëfim solli në pah një anë më të ndjeshme dhe familjare të tij brenda lojës.