Gossip Showbiz

Miri merr mesazh surprizë nga këngëtarja e njohur…

Një moment shumë emocional u transmetua në rubrikën “Big Love” në spektaklin Big Brother VIP Albania, ku këngëtarja e njohur Anjeza Shahini i dërgoi një mesazh të ngrohtë Mirit, i cili u zgjodh edhe si i preferuari i publikut.

Përmes këtij mesazhi, artistja shprehu vlerësimin dhe admirimin e saj për të, duke theksuar jo vetëm talentin e tij artistik, por edhe shpirtin dhe energjinë që ai përcjell.

Abi. Fuqia e mendjes dhe zemra jote e bukur më sjellin në mendje kujtimin e gjyshes dhe familjes. Ata të shohin, të admirojnë dhe të bekojnë nga lart. Arti yt ka inspiruar breza dhe mua. Love you winner

-shkroi Anjeza Shahini në mesazhin e saj.

Fjalët e artistes u konsideruan si një mbështetje e fortë morale për Mirin brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Albania.

Anjeza Shahini është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare dhe mesazhi i saj solli një moment të veçantë në spektakël, duke treguar edhe një herë respektin dhe lidhjen që artistët kanë për njëri-tjetrin.

Për ata që nuk e dinin, Miri dhe Anjeza Shahini kanë edhe një lidhje familjare, ata janë kushërinj të parë, pasi babai i Mirit është vëllai i babait të këngëtares.