Të ftuar në emisionin Big Brother Radio me Elona Duron në Top Albania Radio ishte Roland Hysi në studio një koleg por gjithashtu shoku më i ngushtë i Mirit dhe bashkëshortja e tij Rabea Shahini në një lidhje telefonike për të shpjeguar një ndër situatat më të komentuara në këtë edicion të BBV atë të ‘krevateve’ mes Mirit dhe Selin por edhe për të teguar qëndrimin e saj në lidhje me këto situata…
Jam shumë dakort me atë postim që Landi ka bërë në rrjetet sociale dhe prandaj e kam ndarë edhe në rrjetet e mia sociale. Ne e kemi një shprehje në gjermanisht që thotë “Shpif, shpif se diçka mbetet” ata mundohen të forcojnë një marrëdhënie mes Selinës dhe Mirit që në fakt nuk ekziston. Siç e kam thënë edhe tek emisioni i parë në Big Brother Radio. Më kanë ardhur shumë mesazhe si për shembull “shiko burrin çfarë po bën ky..”, por unë e them prapë dhe madje shumë seriozisht nuk jam xheloze për një gjë që nuk ekziston dhe kam besim të plotë tek bashkëshorti im.
Si u ndjeve kur e pe edhe njëherë videon e Mirit në dhomë të rrëfimit?
Unë e dija këtë video sepse ne si publik jashtë e kemi parë dhe nuk ishte një gjë e re, por gjithashtu e kam pritur që do të jepej një ditë. Është njësoj siç e ka thënë edhe Miri, ka thënë të dua jo sepse e dashuron, por sepse e admiron për karakterin që ajo ka.
Ndërsa Landi vazhdoi komentimin e kësaj situate duke u shprehur se:
Në datën 4 Janar ka dalë kjo video dhe Rabea më merr dhe më thotë nuk e kuptoj. Në atë moment i thashë nuk e kuptoj mirë as unë sepse e kam të paqartë se përse Miri po qan dhe se këto video gjithashtu janë për të krijuar një emocion të caktuar tek publiku dhe banorët, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sepse kjo është një video për të krijuar sencasion. Miri është koherent që nga fillimi, asnjëri nga të dy nuk ka bërë diçka që publiku ta keqinterpretoj dhe ja ku është fakti që Miri është konsistent që nga data 4 e deri më sot.