Celebrities Gossip Showbiz

Misse Beqiri shfaqet në Wimbledon pas tragjedisë!

Misse Beqiri është shfaqur për herë të parë në publik në turneun e Wimbledon, vetëm pak javë pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj, Jake Hall, duke treguar forcë mes një prej periudhave më të vështira të jetës.

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare u fotografua në ditën e dytë të turneut me një paraqitje elegante, ndërsa përpiqej të rikthehej gradualisht në jetën e përditshme. Megjithatë, sipas mediave britanike, ajo vazhdon të përballet me dhimbjen e humbjes së babait të vajzës së saj, River.

Në një intervistë emocionale, Beqiri tregoi se momenti më i vështirë ishte t’i thoshte vajzës së tyre 8-vjeçare se babai i saj kishte ndërruar jetë.

Ishte gjëja më e tmerrshme që kam bërë ndonjëherë. Nuk më dukej reale që duhej t’i thosha fëmijës tim se babai i saj kishte vdekur

-u shpreh ajo.

Misse rrëfeu se mendimi i parë që i erdhi sapo mori lajmin ishte vajza e saj.

Personi i parë për të cilin mendova ishte River. Si do t’ia thosha që babai i saj nuk do të kthehej më? Nuk e dija nëse isha e aftë ta përballoja atë moment

-tha modelja.


Ajo zbuloi gjithashtu se është ndier e lënduar nga komentet në rrjetet sociale, ku disa e kritikuan pse u rikthye në punë dhe vazhdoi të shfaqej në publik.

Nuk ka një mënyrë të drejtë për të përjetuar dhimbjen. Unë punoj edhe për vajzën time. Dua që ajo ta shohë nënën e saj duke vazhduar përpara

-deklaroi Beqiri.

Misse theksoi se humbja e Jake Hall i ka rikthyer edhe plagët e vrasjes së vëllait të saj, Flamur “Alex” Beqiri, në vitin 2019.

Kur humba vëllain mendova se nuk do të ndjeja më kurrë një dhimbje më të madhe. Pastaj humba Jake-n dhe pyeta veten: ‘Si po më ndodh kjo përsëri?’

-rrëfeu ajo.

Jake Hall, ish-ylli i “The Only Way Is Essex”, ndërroi jetë në muajin maj në moshën 35-vjeçare gjatë një pushimi në Spanjë. Ai dhe Misse Beqiri ishin në një lidhje për disa vite dhe kanë një vajzë së bashku, River.