Bota

Mitsotakis për Gazën: Do ta njohim shtetin palestinez, por do ta shohim kur dhe si

Gjatë konferencës për shtyp në TIF, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u pyet në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës dhe se kur qeveria greke do ta njohë shtetin palestinez.

LEXO EDHE: Izraeli rrënon kullën 15-katëshe në Gaza ku strehoheshin palestinezët, paralajmërime të forta nga OKB për katastrofë humanitare

Lidhur me situatën në Gaza, kryeministri grek tha se qeveria ka kritikuar ashpër humbjen e jetëve njerëzore dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, dhe se e gjithë kjo i është përcjellë udhëheqjes izraelite, duke sqaruar sigurisht se “qeveria ka një aleancë strategjike me Izraelin”.

LEXO EDHE:  Greqia në alarm për krizën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente në Athinë për planin antibalistik dhe përgatitjet ndaj çdo kërcënimi

“Ne kemi një aleancë strategjike me Izraelin. Kjo nuk na ka penguar të kritikojmë atë që po ndodh në Gaza dhe të këmbëngulim në zgjidhjen me dy shtete. Ky është qëndrimi i qeverisë dhe ky është qëndrimi ynë publik. Kriza e paimagjinueshme humanitare në Gaza duhet të ndalet. Qeveria greke do ta njohë shtetin e Palestinës. Pyetja është se kur dhe si”, tha ai, duke iu referuar zhvillimeve në Gaza.