Të gjithë mjekët dhe infermierët në mbarë botën që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër Covid-19 mund të të dalin kjo situatë me pasoja të rënda.
BBC ka publikuar një artikull ku thekson se bluzat e bardha që prej muajsh janë në krye të detyrës rrezikojnë që në të ardhmen të preken nga ankthi, stërmundimi dhe çrregullimet e stresit post-traumatik.
Ky artikull i bën thirrje qeverive që të tregojnë një kujdes të veçantë ndaj stafit mjeksor që përballet çdo ditë me Koronavirusin duke i’u përgjigjur nevojave të tyre.
Shoqëria britanike e psikologëve, bën apel dhe thotë se ndihmë psikologjike duhet t’i garantohet të gjithë punonjësve të shëndetësisë për të evituar rrezikun e një krize të ardhshme mendore.