Celebrities Gossip Showbiz

Katie Price pranon se martesa me Lee Andrews dukej si një “shaka”? “As vetë nuk…”

Katie Price ka folur hapur për martesën e saj të rrufeshme me Lee Andrews, duke pranuar se në fillim edhe vetë e pa si diçka të pabesueshme dhe që shumë njerëz e konsideruan si një “shaka” ose një veprim për publicitet.

Ish-modelja britanike, e cila u martua me Andrews vetëm pak kohë pasi u njohën, tha se e kupton pse vendimi i saj shkaktoi kaq shumë reagime, por këmbëngul se për të gjithçka ishte e vërtetë.

Edhe unë e mendoja se dukej si një shaka. Ishte aq e shpejtë sa askush nuk mund ta besonte

-u shpreh ajo, duke shtuar se nuk është penduar për zgjedhjen që bëri.

Martesa e tyre ka qenë në qendër të mediave që prej ditës së parë, ndërsa shumë persona kanë vënë në dyshim vendimin e Katie për t’u martuar kaq shpejt me biznesmenin me bazë në Dubai.

Megjithatë, ylli televiziv thotë se nuk ndihet e detyruar t’u japë shpjegime të tjerëve.

Jam një grua e rritur. E di çfarë po bëj dhe nuk kam pse të justifikohem për zgjedhjet e mia

-është shprehur ajo më herët për kritikat që mori pas martesës.

Në intervistat e fundit, Price ka theksuar se marrëdhënia me Lee Andrews është ndryshe nga lidhjet e saj të mëparshme dhe se ndihet e lumtur pranë tij, edhe pse pranon se muajt e parë të martesës kanë qenë të mbushur me polemika.

Ajo zbuloi gjithashtu se familjarët e saj nuk e kanë pritur mirë martesën dhe se disa prej tyre ende refuzojnë ta takojnë bashkëshortin e saj.

Reagimi i tyre ishte: ‘Pse? Çfarë po mendon?’. U kam thënë edhe Lee-t se disa nga gjërat që kanë ndodhur nuk e kanë ndihmuar aspak situatën

-rrëfeu Price.

Pavarësisht kritikave dhe dyshimeve të publikut, Katie këmbëngul se historia e saj me Lee nuk është një marifet për vëmendje, por një zgjedhje personale, duke insistuar se koha do të tregojë nëse vendimi i saj ishte i duhuri.