Breshkat gjigante po enden sërish në Floreana për herë të parë në më shumë se 180 vjet, në një zhvillim që ambientalistët e cilësojnë si një moment historik të jashtëzakonshëm.
Lëshimi i 158 breshkave të rritura në robëri është pjesë e Projektit të Restaurimit Ekologjik Floreana, i udhëhequr nga Drejtoria e Parkut Kombëtar të Galapagos.
Ri-futja e tyre në natyrë vjen pas një programi ri-mbarështimi të nisur në vitin 2017, pasi shkencëtarët zbuluan breshka me prejardhje nga specia e Floreanës në ishullin fqinj Isabela. Specia vendase e Floreanës, Chelonoidis niger niger, ishte zhdukur që në vitet 1840, pasi marinarët morën mijëra individë për ushqim gjatë udhëtimeve të gjata detare.
Sipas Fondi i Konservimit të Galapagos, lirimi i 158 breshkave këtë javë përfaqëson një arritje të madhe për restaurimin e ekosistemit të ishullit. “Ky moment i shumëpritur jep shpresë jo vetëm për të ardhmen e Floreanës, por edhe për restaurimin e ardhshëm të ishujve në të gjithë botën,” thuhet në deklaratë.
Projekti u bë i mundur pasi në vitin 2008 u zbuluan breshka me prejardhje Floreana në vullkanin Wolf në Isabela. Studiuesit përzgjodhën 23 breshka hibride me lidhjet më të afërta gjenetike me nënllojet e zhdukura dhe nisën shumimin e tyre në robëri në ishullin Santa Cruz, duke hapur rrugën për rikthimin historik të specieve në habitatin e tyre natyror.