Gossip Showbiz

“Mos më torturoni!” Rogerti shpërthen në lot nga frika… shkak bëhen breshkat?

Një moment sa i papritur aq edhe dramatik është regjistruar sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku Rogerti, i njohur për debatet dhe tonin e ashpër ndaj banorëve, u përball me një frikë të papritur.

Gjatë kohës që ai ndodhej në dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh vendosi të fusë disa breshkat në shtëpi, si pjesë e sfidës së “mosreagimit”. Por ndryshe nga banorët e tjerë, Rogerti nuk arriti ta përballonte situatën.

I tmerruar nga prania e breshkat, ai shpërtheu në panik, duke bërtitur dhe madje duke u përlotur brenda dhomës së rrëfimit.

O Vëllai i Madh, aman për kokën e nënës… mos më torturoni kështu se nuk i shoh dot! Të lutem! Kam xhaketën poshtë, mos më hyjnë te xhupi!

-dëgjohet të thotë ai mes frikës dhe ankthit.

Situata u bë edhe më intensive kur një prej breshkat ndodhej pranë tij në dhomë, duke e bërë pothuajse të pamundur për Rogertin të qetësohej apo të dilte jashtë.

Në ndihmë i erdhi Miri, i cili u përpoq ta qetësonte, ndërsa Rogerti vazhdonte të shprehte frikën e tij:

O vëlla kam frik… o Miri, kam shumë frik!

Ky moment ka habitur publikun, duke treguar një anë krejt tjetër të Rogertit, larg imazhit të tij të fortë brenda shtëpisë.